Zaha, Ronaldo i ri

Menaxheri i Cardiff Cityt, Ole Gunnar Solskjaer beson se Wilfried Zaha ka potencial të bëhet futbollist i mirë si Cristiano Ronaldo. Pas vetëm tri paraqitjeve për Manchester Unitedin këtë sezon, 21-vjeçari u huazua në Cardiff për pjesën e mbetur të sezonit. Zaha bëri ndikim të menjëhershëm të shtunën në debutimin e tij kundër Norwich Cityt…

Sport

03/02/2014 08:54

Menaxheri i Cardiff Cityt, Ole Gunnar Solskjaer beson se Wilfried Zaha ka potencial të bëhet futbollist i mirë si Cristiano Ronaldo.

Pas vetëm tri paraqitjeve për Manchester Unitedin këtë sezon, 21-vjeçari u huazua në Cardiff për pjesën e mbetur të sezonit.

Zaha bëri ndikim të menjëhershëm të shtunën në debutimin e tij kundër Norwich Cityt duke i ndihmuar Solskjaerin të shënojë fitoren e parë në Premierligë si menaxher dhe strategu norvegjez beson se ylli i ri anglez mund të shkëlqejë në skuadrën nga Uellsi.

“Ai është një prej më të mirëve që kam parë me top”, deklaroi Solskjaer, ish sulmues i Manchester Unitedit.

“Ai ka këmbë të shpejta sikurse Cristiano dhe i pëlqen të shkojë përpara. Kurrë nuk kam parë dikë që punon shumë si Ronaldo. Para stërvitjeve, pas stërvitjeve, ai është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe kjo duhet të shërbejë si shembull për të gjithë”, u shpreh ai.