Zaha po i shokon të gjithë me të ardhmen e tij

Wilfried Zaha duket se po e shijon sezonin e fundit në Premierligë.

Merkato

26/12/2018 08:23

Wilfried Zaha mund të largohet në janar nga Crystal Palace, pas ofertës së majme që ka marr.

Sulmuesi është bërë cak i skuadrës kineze, Dalian Yifang, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Zaha ka kontratë deri në vitin 2023, ndërsa Crystal Palace mund ta shet atë nëse merr ofertën e duhur.

Sulmuesi i talentuar mund të kaloj në Kinë, duket ditur shumën e majme që do ta përfitoj në vit. /Lajmi.net/