Zagrebi si model për Ligjin e Prishtinës

Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe media i Kuvendit të Kosovës ka organizuar sot dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Prishtinën.

Lajme

11/12/2017 15:56

Besnik Tahiri, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, ka thënë se Kosova është vonuar me këtë projektligj.

Ai ka propozuar që të merret model Zagrebi, duke e forcuar më shumë Kuvendin Komunal.

Tahiri ka thënë se Prishtina ka problem me shëndetësinë sekondare dhe kjo duhet të rregullohet me këtë projektligj.

Ndërkohë, ai nuk e përkrah ndarjen e një buxheti shumë më të madh për kryeqytetin.

“Po kërkohet që Prishtina duhet me pasë një buxhet më shumë, e që nuk është praktikë e mirë. Mbi 4% nuk është e nevojshme”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.