Zafir Berisha: VV mori vota aksidentale, arriti ta mashtrojë opinionin

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka treguar se pse ai mendon se Qeveria e ardhshme nuk duhet të krijohet në koalicion me Listën Serbe.

Lajme

28/06/2017 18:57

“I nominuari për kryeministër duhet të ketë parasysh që Kosova është përpara shumë sfidave, dhe në rast se mendon se tri çështje, Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria zgjidhet me Listën Serbe po mendoj që është gabim”.

“Faktori politik shqiptar duhet të mendojë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të vendit”.

Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se partitë e tjera politike duhet ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Ramushi duhet ta bëjë Qeverinë, dua të besoj se nëse subjektet politike e kanë për interesa të vendit e jo personale duhet ta mbështesin Ramushin për kryeministër”.

Ai ka thënë poashtu se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN pas ceritifkimit të rezultateve nga KQZ duhet të bisedojë me partitë politike për krijimin e Qeverisë.

“Jemi të interesuar të kemi Qeveri stabile, Haradinaj si i nominuar dhe i votuar nga qytetarët, duhet të bisedojë me subjektet politike”.

Berisha nuk ka lënë pa thumbuar edhe Vetëvendosjen duke folur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

“Kanë thënë “JO” edhe në rrethana të tjera, Vetëvendosja i ka thënë dikur “PO” Ramushit në vitin 2014, besoj se edhe tash duhet t’i thotë “PO”.

“Vetëvendosjes i ka hyrë vetja në qejf me këtë votën aksidentale”.

“Por, e dinë mirë se Ramushi ka të drejtën për të bërë Qeverinë”.

“Vetëvendosja i ka këto qëndrime, i ka dhezë kjo – ka arritë ta mashtrojë opinionin”.