Zafir Berisha tregon cili është problemi numër një në Prizren

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Nisma, ka shpalosur programin e tij qeverisës duke theksuar se ndër problemet kryesore sipas tij në Prizren është “parkingu”.

Lajme

25/09/2017 21:52

Berisha gjatë një interviste në emisionin “Magazina Lokale” në Klan Kosova ka thënë që për shkak të parkingut shumë biznese janë në prag të falimentimit.

“Parkingu është problemi numër një në Prizren dhe për shkak të tij bizneset janë në prag të falimentimit”.

“Momentin kur do të bëhem kryetar, si fokus do ta kem edhe qendrën stërvitore për të rinjtë”, deklaroi Berisha.