Zafir Berisha reagon për listat e veteranëve, përmend Millosheviqin dhe Vuçiqin

Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj listave të ndryshme që po publikohen, e kinse ato janë lista të veteranëve të rrejshëm.

Lajme

16/09/2018 23:10

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dëshiron të besoj se këta emra që po lakohen si veteranë mashtrues nëpër këto lista, anë një keqkuptim i qëllimshëm, e jo që me të vërtetë po trajtohen nga prokuroria.

”Nëpër disa portale informative (paqavura) dhe rrjetet sociale po keqpërdoret lista e veteranëve të cilët marrin pension dhe linkut me k’ta emra ju referohet si “lista e veteranëve mashtrues” e cila gjoja është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit. Po dua të besoj se k’ta emra që po lakohen janë një keqkuptim i qëllimshëm, përndryshe nëse vërtet janë emrat që po i trajton prokuroria një pjesë e të cilëve i kam pasur bashkëluftëtar në vijat e frontit deri me 12 qershor 1999, atëherë prokuroria bashkë me aktakuzën që të hiqen nga lista e veteranëve t’i propozojë Gjykatës që kom legjendar i UÇK-së ta shpallin Millosheviqin, kurse kom. i SHP ta shpallin Vuçiqin.

Nëse disa djemve e vajzave që po ju keqpërdoren emrat nuk kanë qenë në luftë atëherë në Kosovë nuk paska pasur luftë.

Në fund edhe njëherë po e përsëris se emrat që po përdoren janë të veteranëve të pa punë e që janë në listat e pensioneve ndërsa nga luftëtarët që janë të punësuar dhe nuk marrin pensione nuk gjenden në ato lista edhe pse bashkë kemi qenë deti në fund të luftës.

Mashtruesit e matrapazët kërkoni aty ku e kanë vendin po jo në k’ta lista??? Zafa”