Zafir Berisha: Pozita po rri në tavan, atje teren veç pastërma

Deputetët e opozitës kanë komentuar deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi.

Lajme

14/12/2015 21:54

​Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Salihu ka thënë se pa u zhvlerësuar dy marrëveshjet nuk heqin dorë nga pengimi i seancave.

Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës përdori një fjalor më të rëndë për kolegët nga pozita.

“Ne jemi këtu ku e kemi vendin ku na kanë votu qytetarët e jo në tavane qysh po mblidhen. Në tavan teren vetëm pastërma”, tha Berisha.

Sipas tij edhe po të arrestohen edhe 31 deputetë të opozitës ata nuk do të lëshojnë pe.

“Edhe deputeti i vetëm ka me i pengu këto marrëveshje”, tha Berisha.

Deputetët opozitarë janë të vetëdijshme se posa të dalin nga ndërtesa disa deputetë do të arrestohen nga Policia, por ata kanë deklaruar se vetëm një deputet mbetet në Kuvend do t’i kundërshtojnë ato.

Bali Muharremaj nga AAK-ja ka shkuar edhe me larg duke thënë se atë që nuk ka mundur ta bëjë Sllobodan Millosheviqi po e bëjnë Mustafa e Thaçi duke e formuar një shtet tjetër brenda Kosovës gjë që është e papranueshme. Sipas tij opozita do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar për t’i kundërshtuar ato./KosovaPress/