Zafir Berisha konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Zafir Berisha është nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Lajme

15/08/2017 19:31

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Berisha ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se “nuk o zbulim me ditë pse nuk po vazhdon seanca konstituive”.

“S’i kemi numrat”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Megjithatë, ai është shprehur i bindur se PAN do ta bëjë Qeverinë e Kosovës, me më shumë se 61 vota.