Zafir Berisha: Blloku e ka në ‘pazar’ postin e presidentes Jahjaga

Deputeti i Nismës pë Kosovën, Zafir Berisha ka akuzuar presidenten Atifete Jahjaga për lojën e valles së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi. Sipas tij, Jahjaga nuk po vepron për të zgjidhur ngërçin politik pasi që pozita e saj është “në pazar të Bllokut”.

Lajme

21/10/2014 23:31

“Zonja Jahjaga, se je në valle të Hashimit kjo s’do koment, sepse edhe ju jeni nga ata shqiptar që ‘vdesin për karrige, dhe e din mirë se ‘Blloku’ e ka në pazar edhe pozitën tuaj, dhe sa e njohë Hashimin, ai hiq nuk përton me premtu pozita edhe nuk skuqet pse nuk del si premton”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë krahasimin e përgjigjes së Jahjagës, dërgur minoriteteve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues, rreth zgjidhjes së ngërçit politik, transmeton PrizrenPress.

Krahasimet e Berishës

“Zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës,, thuhet në përgjigjen e presidentes Jahjaga.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ndër tjerash thotë

Neni 70 [Mandati i Deputetëve]

1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Enver Hasani thotë “PDK dhe vetëm PDK”.

Atëherë kush ka drejtë Kushtetuta me nenin 70/1 apo Enveri që i detyron deputeten si të votojnë, meq rast do të shkelnin nenin 70/1.