Zaev: Sot është një fillim i ri për Maqedoninë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij në kongresin e 22-të, të partisë tha se që nga sot obligim i tyre do të jetë të sigurojnë jetë për të gjithë qytetarët e vendit.

Lajme

27/05/2017 13:15

“Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund e luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është fillimi për Maqedoninë tonë”, tha Zoran Zaev.

Ai tha se duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për të mbajtur qytetarët këtu në Maqedoni.

“Besova dhe sot e di se nuk jam vetëm. Dallimet janë forca ynë dhe me tërë forcën do të luftoj kundër ndarjeve që dobësuan shoqërinë.”, tha Zaev mes tjerash.

Ai premtoi se do të punojnë me përkushtim dhe do të tentojnë që të arsyetojnë përkrahjen e dhënë.

“Nuk do të lejojmë që të përsëritet e keqja që e ka bërë VMRO-DPMNE-në. Besojmë se çdonjëri është i rëndësishëm. Për këtë shkak do të mundësojmë shanse të njëjta për të gjithë. Nga java e ardhshme fillon iniciativa jonë e re, hapim shoqëri të mundësive, mundësi për të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev.