Zaev: Rama në Durrës më premtoi Portin për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev duke folur para anëtarëve të Dhomës Ekonomike, tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka premtuar atij një port detar ku bizneset nga Maqedonia do ta shfrytëzojnë atë për shkëmbime tregtare.

Lajme

05/09/2018 15:15

Sipas zhurnal.mk numri një i ekzekutivit maqedonas i cili ndodhet në fushtatë pë referendumin që mbahet më 30 shtator, po bën takime për të folur për të ardhmën e vendit,.

”Ja shembull me kryeministrin e Shqipërisë e kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternative e tretë, perms Detit të Zi, dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev.

Në këtë takim Zoran Zaev foli edhe për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe Integrimet euro atlantike.