Zaev në takim me Junker, Tajani, Mogerini dhe Han në Bruksel – Lajmi.net
Zaev në takim me Junker, Tajani, Mogerini dhe Han në Bruksel
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 9:12, 6 December 2017
Kryeministri Zoran Zaev po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel, ku, siç u paralajmërua, sot do të takohet me kryetarin e Komisionit evropian Zhan Klod Junker, me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.

“Me kryetarin e PE-së, Antonio Tajani, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker dhe eurokomisarët Federika Mogerini dhe Johanes Han edhe njëherë do t’i konfirmojmë marrëdhëniet tona partnere në rrugën e realizimit të qëllimit strategjik që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Këto janë edhe porositë që ai dje, siç shkruan, i ka porositur edhe në tribunën “Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE” që e organizon Qendra për studime politike evropiane (CEPS).

“Erdhëm me argumente se janë krijuar ngjarje pozitive pas procesit të gjatë të shtyrë të integrimeve tona në BE. Vazhdojmë të japim rezultate me përkushtim të fuqishëm dhe padyshim vullnet politik, në dobi të qytetarëve. Jemi këtu ta tregojmë gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe ta bindim KE-në për të sjell vendim për fillimin e negociatave për vendin tonë në gjysmën e parë të vitit 2018″, thekson Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në tribunën “Maqedonia pas revolucionit të larmë: Mundësi të reja për inkuadrim të suksesshëm në BE”, në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert në Bruksel.

Në delegacionin që e kryeson kryeministri Zaev janë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Fjalët kyçe: Zoran Zaev

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball