Zaev i bën thirrje maqedonasve të votojnë pro referendumit për emrin – Lajmi.net
Zaev i bën thirrje maqedonasve të votojnë pro referendumit për emrin
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 15:20, 12 July 2018
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar maqedonasit që të votojnë për të ardhmen e tyre dhe në këtë drejtim pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë të arritur pas dekadash me Greqinë, për çka ata pritet të japin votën në një referendum.

Zaev gjatë konferencës për media të cilën e ka mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Londër, ku ka njoftuar për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, është pyetur edhe rreth kundërshtimeve të marrëveshjes për emrin e ”Maqedonisë Veriore”, dhe referendumit për këtë.

Në përgjigjen dhënë para gazetarëve kryeministri maqedonas ka thënë se vota për referendumin është vota për të ardhmen e Maqedonisë dhe maqedonasve.

“Vetë ftesa, ecja përpara, vetë fillimi I datës për negociata me BE-në janë përmbushje të qëllimeve tona strategjike dhe të ëndrrave tona disa dekadëshe si komb, si Republikë e Maqedonisë. Unë jam i bindur se populli ynë i fuqishëm do ta mbështes këtë të ardhme pasi këtë e meritojmë si e ardhmja jonë. Jam i bindur se në hapat e ardhshëm të referendumit qytetarët do të dërgojnë mesazhin serioz për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët janë mbështetësit më të mëdhenj të të ardhmes së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka thënë Zaev.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO