Zaev: Bisedimet për emrin në fazën finale

Bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kanë hyrë në fazën e fundit, ka njoftuar sot kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se këtë përshtypje ja ka shprehur edhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Wese Michel.

Lajme

13/03/2018 17:47

Zaev u shpreh optimist se kjo fazë do të përmbyllet me një zgjidhje që nuk do të dëmtojë asnjërën palë, por do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin dhe mirëbesimin ndërfqinjësor.

“Në kërtë drejtim me Ndihmës-Sekretarin Shtetëror Miçel biseduam edhe për momentet më të reja nga bisedimet me Greqinë për problemin që fqiu jonë ka me emrin tonë. E shpreha bindjen time se fillojmë fazën e fundit e cila në fund do të sjellë zgjidhje dinjitoze për këtë çështje. Mbetet e rëndësishme që edhe më tej të ndërtohet besimi mes dy palëve. Të gjitha arritjet tona të deritanishme janë sukses i përbashkët i gjithë shtetit, të gjitha institucioneve, partive, të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

I pyetur për marrëveshjen të cilët pritet ta sjell në Shkup ministri i Jashtëm grek, kryeministri Zaev tha se do ta mirëpret dhe do ta shqyrtojnë nëse do të ndikonte pozitivisht në gjetjen e një zgjidhje e cila do të respektonte dinjitetin dhe identitetin e të dyja palëve. Zaev mirëpriti ndihmën e diplomacisë amerikane si një vend partner strategjik edhe në rast të bllokimit të bisedimeve.