Zaev bindet për pjesëmarrje në takim me Gruevskin

Kryetari i partisë opozitare në Maqedoni LSDM, Zoran Zaev, mbrëmë në orët e vona është bindur nga ambasadorët e huaj që të merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve në Shkup, me qëllim për të tejkaluar krizën politike dhe të sigurisë në vend.

Lajme

14/05/2015 12:27

Zaev ka dhënë përgjigje pozitive pas garancisë se në këtë takim do të marrin pjesë edhe ambasadori amerikan, Jess Baily dhe i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Takimi i liderëve do të mbahet sot në ora 14:30 në Klubin e deputetëve.

Kreu i LSDM-së ka deklaruar se do të ishte e parëndësishme prezenca e tij pa faktorin ndërkombëtar. Zaev ka një përvojë të hidhur me kryeministrin Gruevski ku pas takimeve Gruevski përcjell informata të shtrembëruara përmes mediave që ai i kontrollon për atë që merret vesh apo bisedon në takimet e liderëve.