Zaev beson se referendumi për emrin do të ketë sukses

Detyrë patriotike është e secilit politikan, posaçërisht e secilit kryeminsitër, të kujdeset për intersat e qytetarëve të cilët ia dhanë besimin dhe për interesat e shtetit. Jam i gatshëm për lidership, të kryesoj në të gjitha proceset që do të thonë siguri, prëforcim i pozitave ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe të rajonit. Ndjehem i përmbushur, sepse u shërbej qytetarëve dhe shtetit dhe punoj në realizimin e një vizioni të madh, mirë për të gjithë, theksoi kryeminsitri Zoran Zaev në intervistën e sotme për gazetën beogradase “Politika”, duke u përgjigjur në pyetjet se si ndihet pas “revolucionit politik” të arritur me laps dhe nënshkrim të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Lajme

24/06/2018 17:55

“Nëse marrim konfirmim, erga omnes të identitetit dhe gjuhës sonë maqedonase, nëse përcaktimi gjeografik Veriore që e shtuam në emrin tonë Maqedoni na i hapë rrugët drejt BE-së dhe NATO-s, nëse marrëveshja e vendosë vendin tonë Maqedoninë në hartën e shteteve në botë në nivel dinjitoz, me identitet tërësisht të mbrojtur, për shekuj me radhë, nëse kjo marrëveshje do të thotë për Greqinë qetësi dhe konfirmim se nuk kemi kurfarë pretendime territoriale apo të tjera ndaj rajonit gjeografik Maqedoni që është në anën greke, atëherë e vetmja që mund të themi se e humbën të dyja palët është sqima që e kanë treguar deri në uljen në tryezë të kryesive të reja politike të shteteve”, potencon kryeminsitri Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen se kush fitoi, e kush humbi me emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore.

Plotësisht, thekson Zaev, ne u liruam nga guri, e humbëm gurin që vendit tonë 25 vite e tërhiqte nga poshtë.

“Maqedonia dhe Greqia fituan së pari kryesi politike të cilat janë të gatshme të sjellin vendime dinjitoze dhe inkurajuese për të mirën e qytetarëve të vet, ndërsa tani fituan njëra në tjetrën edhe mike dhe fqinje të mirë, ndërkaq botës i dhuruan guxim, se nëse ekzistojnë qëllime të mira dhe dëshirohet, ka zgjidhje për çdo çështje. Me marrëveshjet e shtetit tonë me Bullgarinë dhe Greqinë, Maqedonia fitoi të tanishmen dhe siguroi të ardhmen, e siguroi premtimin e të parëve të vet, maqedonasit të kenë shtet të vetin, të respektuar dhe ndërkombëtarisht të njohur”, thotë Zaev.

Duke u sqaruar hollësitë e njohura të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, për emrin e shtetit, ruajtjen e identitetit maqedonas, gjuhën, kodin MKD… kryeminsitri Zaev në intervistë potencon “i9nstitucionet shtetërore do ta ndjekin parimin e marrëveshjes dhe emrit të ri të konfirmuar. Të gjitha organizatat e tjera, shoqatat, kompanitë, aktivitetet, atributet mund ta shfrytëzojnë mbiemrin maqedonas, is në vendin tonë, ashtu edhe çdokund në botë. Ja për shembull kultura maqedonase”.

Në pikëpamje të zbatimit të marrëveshjes në Maqedoni dhe qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov dhe opozitës, Zaev u përgjigj se asgjë nuk varet nga Ivanovi, si dhe nga të gjithë politikanët. por gjithçka varet nga qytetarët.

“Qytetarët, do të deklarohen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti shkon përpara. Ajo që më përket mua dhe Qeverisë, ne do ta bëjmë, do të tentojmë tërësisht dhe me hollësi t’ua afrojmë qytetarëve përfitimet nga marrëveshja me Greqinë dhe t’i pastrojmë të gjitha paragjykimet me të cilat politikanë të pandërgjegjshëm, duke u udhëhequr nga interesat personal e kanë mjegulluar opinionin. Unë jam optimist i pandreçshëm siç e dini dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, e kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë. Por, sido që të jetë, ne si Qeveri do ta arsyetojmë qartë qëndrimin tonë para referendumit. Nëse do të kenë argumente dhe guxim këtë ta bëjnë edhe subjektet e tjera politike, do të shohim. Por fjalën e qyetarëve duhet ta respektojnë të gjithë, edhe presidenti Ivanov, edhe opozita, edhe ne si Qeveri”, sqaron Zaev.

Ai thotë se do ta përmbushin detyrën e tyre politike si pushtet i cili e ka marrë besimin nga qytetarët, të zbatohet vullneti i qytetarëve. Nëse kjo nënkupton se duhet të inicojmë, si shumicë parlamentare, revokim të presidentit Ivanov, thekson, edhe atë do ta bëjmë përmes procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Në pikëpamje të qëndrimit të Rusisë dhe përkundër “paralajmërimit” të ytre se me anëtarësimin në NATO rrezikohet siguria e rajonit, kryeminsitri Zaev u përgjigj se Federata Ruse është mike e madhe e Republikës së Maqedonisë.

Kryeminsitri në pikëpamje të stabilitetit të rajonit thekson se qeveritë e Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë janë të gatshme të jenë motor i zhvillimit të tërë rajonit në planin ekonomik dhe në realizimin e aspiratave euro-atlantike.

Duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, Zaev thotë se Maqedonia dhe Serbia janë fqinje, por para së gjithash janë mike, të cilat ndajnë histori shekullore, traditë, kulturë, të kaluar, ndërsa sot i lidhë e ardhmja e përbashkët evropiane.

Në intervistë, kryeministri foli edhe për atmosferën miqësore gjatë negociatave me Greqinë, marrëdhënien me Methju Nimic, kryeminsitrin grek Aleksis Cipras, kënaqësinë nga besimi ndaj ministrit Nikolla Dimitrov, shpresën që e ka nga mbështetja e VMRO-DPMNE-së dhe nga disa deputetë të caktuar të cilët janë të vetëdijshëm për momentin historik për Maqedoninë, “që në vitin 2019 të hyjmë si vende lider që e kryeson rajonin drejt BE-së dhe NATO-s”.

Kryeminsitri Zaev intervistën për gazetën “Politika” e përfundon me sqarimin për reformat në gjyqësi dhe ekonomi, ndërsa në pikëpamje të kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai u përgjigj:

“Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, të gjitha anketat janë në favor tonin, dnërsa me përparimin në eurointegrimet dhe me marrjen e ftesës për në NATO, besimin në mesin e qytetarëve akoma më shumë do ta përforcojmë. Por, çështja është në argumentimin. Unë them se është mirë secila qeveri ta përfundojë mandatin e vet të plotë të besuar nga qytetarët, të tregojë rezultate, që pastaj të dalë në mejdan. Gjithashtu, nuk është mirë për ciklet ekonomike vazhdimisht të ketë zgjehdje të parakohshme, kjo i përkeqëson planet e bizneseve dhe qytetarëve. Kuptohet, çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk varet vetëm prej meje, por nga ambienti i përjgithshëm politik dhe nga sjellja e të gjitha subjekteve politike dhe në atë kuptim, ne do të veprojmë në pajtim me nevojat më të larta dhe të vërteta të qytetarëve dhe të shtetit”, theksoi Zaev.

Intervistën kryeministri e pëfundoi me porosinë në vijim drejtuar Serbisë “Qytetarë të Republikës së Serbisë, të ndërtojmë ura të reja, t’i ruajmë të ndërtuarat, përmes tyre bashkëpunimi ynë do të shkojë më mirë dhe më[ shpejtë, ndërsa me to vendosim themele të reja që nga e kaluara e përbashkët na mundësojnë kalim drejt të ardhmes së ndirtshme të përbashkët”./portalb