Z Mobile Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup – Lajmi.net
Z Mobile Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 19:37, 7 November 2018
Z Mobile Prishtina ka shkruar historinë në garat evropiane.

Skuadra nga Kosova ka arritur të sigurojë kalimin në fazën e dytë në FIBA Europe Cup, pas fitores ndaj Cherkaski Mavpy me rezultat 73:92.

Kryeqytetasit arritën të dëshmojnë në këtë udhëtim në Lituani se jo rastësisht po sigurojnë kalimin në fazën tjetër të FIBA Europe Cup vetëm pas ndeshjes së katërt në grup, duke dominuar vendasit në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Z Mobile Prishtina pati start të mirë në këtë ndeshje, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15:21.

Ndeshje më e barabartë u pa në çerekun e dytë të ndeshjes, me vendasit që fituan me vetëm një pikë epërsi, 26:25.

Dominim total skuadrës së Cherkaski Mavpy, kryeqytetasit i bënë në çerekun e tretë, ku i munden 16:31, ndërsa çereku i fundit u fitua nga vendasit me një pikë epërsi, e cila pak kishte rëndësi në rezultatin përfundimtar.

Së bashku me Prishtinën kalimin në fazën tutje nga grupi E e ka siguruar edhe skuadra kampione e Danimarkës, Bakken Bears, që mundi me lehtësi në Rumani, Steauan e Bukureshtit./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO