Z Mobile Prishtina ‘shkel’ edhe Steaua Bucurestin

Z Mobile Prishtina ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në FIBA Europe Cup, duke mundur skuadrën rumune të Steaua Bucurestit, me rezultat 74:69.

Sport

13/11/2018 20:37

Ndeshja e zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’ në Prishtinë, e cila ishte e vlefshme për xhiron e pestë në grupin E, u dominua nga kryeqytetasit, të cilët në fund regjistruan edhe fitoren e katërt këtë sezon.

Vendimtare në këtë fitore të Z Mobile Prishtinës ishte çereku i parë dhe i i tretë, të cilët u fituan me epërsi të madhe, që në fund vendosën edhe rezultatin përfundimtar.

Ndeshje finale për Z Mobile Prishtinën do të jetë ajo e xhiros së gjashtë, ku në ‘Pallatin e Rinisë’ pret kampionët e Danimarkës, Bakken Bears, e cila cilësohet edhe si skuadra favorite për të kaluar si lidere e grupit në fazën tjetër./Lajmi.net/