Z Mobile Prishtina pëson humbjen e parë në FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina e ka pësuar humbjen e parë në FIBA Europe Cup, duke u mundur në udhëtim nga kampionët e Danimarkës, Bakken Bears, me rezultat 108-84.

Sport

30/10/2018 20:16

Ka ardhur humbja e parë për Z Mobile Prishtinën në FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve, janë mposhtur nga Bakken Bears, me rezultat 108:84.

Vendasit që këtë sfidë e nisën në cilësinë e favoritit, arritën që atë ta demonstrojnë gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar në katër çereket e ndeshjes.

Bakken pati fillim të mirë të ndeshjes duke e fituar çerekun e parë me rezultat 28:21.

Nga 28 pikë, Bakken shënoi edhe në çerekët e dytë dhe tretë, me Prishtinën që arriti të shënonte 25, respektivisht 21 pikë.

Bakken Bears e fituan edhe çerekun e katërt, këtë me rezultat 24:17./Lajmi.net/