‘YouTube’ do të bëhet inteligjent

‘Google’ ka njoftuar se do të përditësojë platformën më të madhe të videove në internet ‘YouTune’, duke i shtuar kësaj inteligjencën artificiale.

Auto & Tek

29/04/2016 02:35

Ku konsiston risia? Gjiganti amerikan i teknologjisë do të përmirësojë këshillat për përdoruesit në lidhje me videot që duan të shohin.

Kjo do të bëhet me anë të ‘Deep Learning’, i cili do të jetë në dispozicion për të dy sitemet operative ‘Android’ dhe ‘iOS’.

Ndryshimet që do shohim

Faqa e parë do të jetë e pastër, pa add-s, dhe videot do të jenë me ekran të plotë e cilësi maksimale. Gjithashtu përdoruesit do të kenë lehtësi në zgjedhjen e imazheve, përpara se ta shikojnë videon deri në fund.

Falë teknolgjisë së re, ‘YouTube’ do të krijojë skema në lidhje me preferencat tona gjatë kërkimit në opsionin ‘Search’./techsot.al