YouTube paralajmëron shërbimin e ri me pagesë për muzikë – Lajmi.net
YouTube paralajmëron shërbimin e ri me pagesë për muzikë
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 13:53, 19 March 2018
Udhëheqësi Global i Muzikës në YouTube, Lyor Cohen, ka dhënë disa detaje mbi shërbimin e ardhshëm të abonimit të muzikës Premium.

Komentet janë bërë gjatë një fjalimi në konferencën e fundit SXSW (citon TechCrunch) në Teksas.

YouTube thuhet se do të prezantojë një shërbim të abonimit premium të muzikës – që nuk është YouTube Red, dhe që poashtu nuk është Google Play Music – këtë muaj, por me sa duket u vonua.

Tani po vjen shumë vite pas Spotify-it, rivalit të saj më të madh. Ende nuk ka detaje të sakta se kur po vjen shërbimi apo se sa do të kushtojë, mirëpo është thënë se Google ka bërë një investim masiv për shërbimin e ri për të cilin ka thënë se do të na bëjë krenarë.

Fjalët kyçe: Youtube

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush