YouTube lanson nesër lojërat

YouTube Gaming, përgjigja e Google ndaj platformës Twitch të Amazon, më në fund të mërkurën do të lansohet në Web dhe për celularë, tha kompania.

Auto & Tek

26/08/2015 09:14

Shërbimi i ri do t’u japë adhuruesve të lojërave elektronike më shumë opsione kur është fjala për transmetimin e lojës së tyre në internet.

Për Google, kjo platformë është shumë thelbësore që të lansohet, pasi që aktualisht Twitch e dominon tregun e transmetimit online të lojërave, që merr rreth 43% të të ardhurave të tregut, transmeton Lajmi.net.

Google provoi që të hyjë në këtë hapësirë duke e blerë Twitch vitin e kaluar, por nuk mundi ta blejë atë pasi që e humbi luftën kundër Amazon, që e bleu shërbimin për $970 milionë.