YouTube kufizime shtesë për videot me armë zjarri

Faqja për shpërndarjen e videove, YouTube, ka sjellë kufizime shtesë ndaj videove me përmbajtje të armëve të zjarrit.

Auto & Tek

22/03/2018 23:51

YouTube, faqe që ka pronar gjigantin teknologjik Google, në kuadër të masave ka kufizuar përmbajtjet që tregojnë bërjen e armëve dhe montimin e armëve të zjarrit, karikatorëve me kapacitet të lartë dhe zhurmëmbytësit.

Po ashtu, theksohet se faqja ka ndaluar edhe përmbajtjet që kanë të bëjnë me shitjen e armëve dhe aksesuarëve të tyre.

Ndryshe, kufizimet rreth armëve të zjarrit YouTube i kishte lançuar vitin e kaluar. Duke i marrë në konsideratë ankesat, faqja kishte nxjerrë nga kategoria e videove reklamat në lidhje me armët e zjarrit.

Në SHBA, ku kanë ndodhur sulme të shumta të armatosura, Google kritikohet ashpër për hapësirën e lejuar për videot që kanë të bëjnë me bërjen e armëve dhe bombave.

YouTube shfaq miliona rezultate në kërkimin “si bëhen armët”.