Youtube do të punojë edhe kur ekrani i celularit është i fikur

Dëgjimi i këngëve në YouTube edhe në momentin që ekrani i telefonit tuaj inteligjent është i fikur, ka qenë një nga kërkesat më të shumta që përdoruesit kanë bërë. Tani duket se kjo do të realizohet.

Auto & Tek

14/08/2014 22:25

Falë programuesit të XDA, i cili modifikoi aplikacionin e YouTube 4.4.11, ju mund të dëgjoni këngët edhe me ekranin e fikur.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni për shkarkimin e aplikacionit YouTube të modifikuar është që të fshini aplikacionin ekzistues nga telefoni juaj dhe më pas të shkarkoni versionin e modifikuar të tij në Play Store.

Pasi e keni shkarkuar ju do të duhet të shkoni në seksionin e konfigurimeve të avancuara e më pas të aktivizoni “Screen off playback option”.

Tashmë aplikacioni YouTube nuk do të ndalojë së punuari në momentin që ju do të fikni ekranin e telefonit tuaj.