Young Zerka zbulon titullin e këngës së re

Young Zerka është goxha aktiv me këngë të reja.

ShowBiz

01/09/2018 17:20

Këngëtari përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se shumë shpejt vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Madje ai ka zbuluar edhe detaje rreth këtij projekti, të cilin do ta publikojë së shpejti.

Kënga e re e Zerkës mban titullin “Nuk ma nin”, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë “Tull Production”, “Talelli Production” dhe Niko Komani.

Për ndryshe, “Belly Dancer” është projekti i fundit nga Young Zerka, në duet me Faydee dhe DJ Moh Green. /Lajmi.net/