Young Zerka: Prindërit e mi e kanë shumë qejf Ronelën

Ka kohë që flitet për një lidhje të mundshme mes Young Zerkës dhe Ronela Hajatit.

ShowBiz

03/06/2018 09:20

Megjithatë, as Ronela e as Zerka nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen, shkruan lajmi.net.

Së fundi, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, i cili nuk i shpëtoi pyetjes se çfarë marrëdhënie kanë prindërit e tij me Ronelën.

“E kanë shumë qejf e thonë edhe vet që është artiste shumë e guximshme dhe shumë e talentuar. E guximshme them nga ato që bën Ronela në videoklipe”ka thënë ai.

Ndërsa, kur pyetet se përse nuk e pohon apo mohon lidhjen me Ronelën ai u përgjigj “jemi kolegë shumë të mirë, kemi shumë xhan njëri-tjetrin dhe do vazhdojmë të bëjmë muzikë të mirë”. /Lajmi.net/