Young Zerka në duet me këngëtarin e njohur, këto janë detajet

Reperi Young Zerka është goxha aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

25/05/2018 21:39

Ai kohë më parë kishte publikuar disa imazhe me këngëtarin e njohur Faydee, me të cilin paralajmëroi se diçka po ‘zihet’, shkruan lajmi.net.

Tashmë është bërë e ditur se Zerka po sjell duet me Faydee, ndërsa kënga mban titullin “Belly dancer”.

Kënga do të publikohet më 31 maj në orën 18:00, ndërsa dyshja kanë bashkëpunuar edhe me DJ Moh Green.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Zerka është “Anna”, këngë kjo që u prit mirë nga fansat e tij. /Lajmi.net/