Young Zerka i përkëdheluri i estradës

Ka shumë pak që ka publikuar projektin e tij më të ri,pas disa bashkëpunimeve të suksesshme Young Zerka solli “Boom boom” solo.

ShowBiz

01/06/2015 10:00

Këngëtari në vetëm pak kohë ka arritur të marr shumë klikime në “Youtube”,duke vërtetuar edhe njëherë se publiku e do muzikën e veçantë që ai solli në tregun tonë muzikorë.

Ajo që është për t’u habitur është fakti se menjëherë pas publikimit të videoklipit “Boom boom”,artisti nuk mori vetëm përkrahjen e publikut por edhe të kolegëve të tij.

Një numër shumë i  madh i artistëve,i kolegëve të Young Zerkës,shpërndanë videoklipin e këngëtarit në profilet e tyre në rrjetet sociale duke harruar konkurencën dhe rivalitetin dhe duke i bërë suport artistit që ka sjellur freski në muzikën shqiptare.

Duket se Young Zerka është më i përkëdheluri i estradës sonë dhe i duhuri për bashkëpunime të suksesshme,dhe me siguri në të ardhmen do ta shohim prapë në shumë sosh.(lajmi.net)