Young: Jemi të mërzitur pas humbjes ndaj Liverpool

Manchester United është mposhtur nga Liverpool, në derbin më të madh të Anglisë.

Sport

17/12/2018 18:08

Në këtë ndeshje, vendimtar ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit, i cili realizoi dy gola në fitoren e “The Reds”.

Pas kësaj humbje të “djajve të kuq”, mbrojtësi i krahut të United, Ashley Young ka thënë se skuadra janë shumë të mërzitur.

“Është zhgënjyese. Nuk mendoj se mund të themi më shumë rreth kësaj ndeshje” ka thënë Young për “MUTV”, transmeton lajmi.net.

“Ishin dy gola diferencë por besoj se kur ishim tek rezultati 1:1, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen” ka thënë tutje reprezentuesi anglez.

“Por, nuk ishte e thënë të bëhet, dhe siç thash, është zhgënjyese” ka përfunduar Ashley.

Man Utd tashmë e gjen vetën në pozitën e gjashtë, me 26 pikë, 19 më pak se Liverpool që janë në pozitën e parë. /Lajmi.net/