Young Boys – Man Utd, kjo ndodhi me Pogban

Paul Pogba është veçuar për lojë të mirë në duelin e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/09/2018 13:34

Paul Pogba është lavdëruar nga mediat angleze për paraqitjen e tij në fitoren e Man Utd ndaj Young Boys.

Pas shumë kritikave, mesfushori francez është veçuar për lojë të mirë në duelin e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Pogba realizoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Young Boys, përcjell “lajmi.net”.

Ai po ashtu heshti spekulimet rreth mosmarrëveshjeve me Jose Mourinhon duke e falënderuar pas ndeshjes që i dha përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive, prej ku realizoi një gol ndaj Young Boys. /Lajmi.net/