Yo, aplikacioni qesharak për mesazhe tani ka 1 milion përdorues

Yo, aplikacioni për mesazhe i cili erdhi në ekzistencë prej një prillit, ditën e gënjeshtrave, tani ka rreth 1 milion përdorues.

Auto & Tek

23/06/2014 22:03

Javën e kaluar, kishin dalur disa lajme se aplikacioni qesharak i mesazheve mund të arrijë vlerën deri në 1.2 milion dollarë.

Aplikacioni lejon përdoruesit të dërgojnë vetëm fjalën \’\’Yo\’\’ tek përdoruesit e tjerë – ngjajshëm me veçorinë funksionale në Facebook të quajtur \”Poke\” – dhe tani ky aplikacion ka arritur një milionë përdorues.

Sipas llogarisë zyrtare të kompanisë në Twitter, aplikacioni kaloi shifrën e një milionë përdoruesve në vetëm katër ditë.