Ymeri: Nuk marrim pjesë sot në seancë, po përgatitemi për atë të radhës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe të gjithë deputetët e tjerë që nuk janë përjashtuar nga Kuvendi kanë vendosur që unanimisht të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës që do të mbahet sot. Seancë kjo që mbeti në gjysmë të premten e javës së kaluar.

Lajme

24/02/2016 14:24

Ymeri tha se sot nuk do të marrin pjesë në këtë seancë pasi që, siç tha ai, janë duke bërë përgatitje të mëdha për seancën e radhës.

“Do të marrim pjesë në seancat tjera dhe do të vazhdojmë protestën tona edhe brena ne kuvend sikurse këtu në shesh. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë deputeti të hyjë në vendin ku atyre iu takon”, tha Ymeri.

Ai bëri të ditur se pozita ka marr vendim zyrtar për përjashtimin e më shumë se gjysmës së deputetëve opozitarë.

“Ymeri ne sot kemi marr vendimin për përjashtimin mbi 28 deputetëve të opozitës dhe e kemi pa se edhe policia është vendosur që ta pengoj hyrjen aty. Shkuarja në holl do të nënkuptonte përdorimin e gazit./lajmi.net