Ymeri: U dëshmua se aktivistët u burgosën pa faj
Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka reaguar me tone të ashpra pas lirimit të aktivistëve të VV-së, duke kërkuar përgjegjësi për gjykimin e tyre.
Lajme
Ai ka thënë se lirimi i tyre, dhe shkuarja e lëndës në rigjykim, dëshmon se aktivistët u arrestuan, u mbajtën dhe u dënuan pa faj.
Ymeri e ka përmendur edhe Astrit Deharin i cili pikërisht në këtë ditë do festonte ditëlindjen.
Ky është postimi i plotë i Ymerit:
Frashëri, Atdheu e Egzoni u liruan sot nga burgu. Ndërkohë që aktgjykimi i gjykatës themelore që i kishte dënuar këta dhe Adean me 21 vite e gjysmë burg u anuluar dhe procesi është kthyer në rigjykim.
Që do të thotë që procesi nuk ka pasur bazë ligjore e as mbështetje në prova a dëshmi.
Që do të thotë që këta janë mbajtur në burg pa pas kurrfarë faji.
Që do të thotë se janë arrestuar pa pasur asnjë dëshmi a provë.
Pra që janë arrestuar pa faj.
Janë mbajtur në burg pa faj.
Këta katër dhe Astriti.
Po të mos ishte mbajtur pafajësish në burg, sot Astriti do ta festonte ditëlindjen e 28-të.
Për këtë rast të montuar e për Astritin pushteti ka përgjegjësi. Dhe për këtë duhet të jap përgjegjësi.
#drejtësipërastritin” përfundon shkrimi i Ymerit në rrjetin social facebook.