Ymeri thotë se me ligjin për FSK-në nuk po bëhet Ushtria, por zgjerim kompetencash

Visar Ymeri në tryezën e organizuar nga Vetëvendosje ka thënë se me ligjin për FSK-në nuk po bëhet Ushtria siç pritej por vetëm po i zgjerohen kompetencat FSK-së.

Lajme

20/03/2017 11:37

Ymeri ka thënë se që prej çlirimit të Kosovës vazhdimisht është premtuar formimi i Ushtrisë.

Ymeri ka thënë se para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura.

Ymeri ka thënë se diskursi në atë kohë nuk ka qenë në nivel institucional.

“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.

Në atë kohë qëndrimi i Vetëvendosjes sipas Ymerit ka qenë i qartë. Ai thotë se Vetëvendosje ka kërkuar që të silleshin në Kuvend ato amendamente dhe mos të vazhdoheshin ulëset e rezervuara për pakicat./Lajmi.net/