Ymeri tallet me ftesën e Haradinajt: Vetëm kur del nga PAN-i mund të takohemi

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka përdorur një gjuhë tallëse karshi Ramush Haradinajt, që i bëri ftesë VV-së dhe LDK-së, për tu takuar nesër.

Lajme

10/07/2017 15:21

I pari i VV-së, përmes një postimi në Facebook thotë se nuk e ka idenë se në cilësin e çfarë zyrtari është duke bërë ftes Haradinaj.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë”, ka thënë Ymeri përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ymeri ka thënë se me Haradinajn mund të takohen vetëm kur del nga PAN-i.

“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka thënë Ymeri./Lajmi.net/