Ymeri takon ambasadorin slloven në Kosovë

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe anëtari i kryesisë, Belgzim Kamberi, u pritën sot nga Ambasadori i Sllovenisë, Miljan Majhen, për të diskutuar rreth situatës politike në Kosovë dhe marrëdhënieve midis dy shteteve.

Lajme

06/04/2015 19:55

Ymeri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që shteti slloven i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ai u ndal te rëndësia e zbatimit të parimit të reciprocitetit në raport me dialogun me Serbinë. Gjithashtu, paraqiti kritikat e VV-sw ndaj programit qeveritar, si dhe alternativën për ta transformuar situatën e rëndë socio-ekonomike që është krijuar.

Duke folur për planet e ardhshme, Ymeri shpjegoi edhe arsyet për organizmin e protestës së 18 prillit dhe rëndësinë e saj për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori Majhen bëri një shpjegim të modelit se si shteti slloven ka zhvilluar marrëdhëniet me shtetet fqinje, si dhe trajtimin që i ka bërë privatizimeve. Më tej ai shprehu mirëkuptim për disa prej shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gatishmërinë e tij për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.