Ymeri shpreh solidaritetin me Belgjikën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur solidaritetin me popullin e Belgjikës, pas tri sulmeve që ndodhën pak orë më parë.

Lajme

22/03/2016 11:24

Ymeri ka uruar që të ketë sa më pak viktima në shpërthimet që kanë ndodhur në Bruksel.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Uroj që të ketë sa më pak viktima në shpërthimin që ndodhi në aeroportin e Brukselit. Në këto momente dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me ta dhe me institucionet në Belgjikë.

Pak ditë më parë u godit me sulme të ngjashme edhe Turqia, e fatkeqësisht këto ngjarje po ndodhin aq shpesh në botë, sa nuk po mbetet kohë as për reflektimin e duhur njerëzor.

Të gjitha këto sulme janë të dënueshme, e dhimbja është e njëjtë për të gjitha viktimat. Por sot, vëmendja dhe solidariteti ynë shkon tek Brukseli, kryeqendra e Bashkimit Evropian.