‘Aleksandar Vuçiq e ka futur në xhep Isa Mustafën’

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri e ka komentuar vizitën e kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel, ku ky i fundit ditë më parë pati deklaruar se nuk do të shkonte atje pasi qytetarët e vendit vazhdojnë të jenë të izoluar.

Lajme

27/01/2016 15:59

E për shkuarjen e tij në Bruksel, Ymeri thotë se homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, i cili sipas tij do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën.

Kjo sjellje, thotë Ymeri,  tregon që ai e ka futur Mustafën në xhep, raporton lajmi.net.

“Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Ymerit, edhe po të kishte qenë ky dialog parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga një njeri i tillë i nënshtrueshëm.

Por një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, Ymeri thekson se pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht./lajmi.net.