Ymeri: Republika rrezikohet nga ‘Zajednica’

“Në momentin që duam shtet atëherë do të duhet të diskutojmë se di të bëhet shteti. Kemi tetë vite pavarësi e ne për çdo herë e më shumë po i afrohemi Bosnjës”, deklaroi Visar Ymeri.

Lajme

11/02/2016 22:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, tha se një shtet ku ka korrupsion, nuk mund të jetë shtet që garanton të drejta për qytetarët e saj.

Ai tha se Republika e Kosovës rrezikohet nga ‘Zajednica’, rrezikon mirëqenien e qyetatarëve të saj, përfshirë edhe ata serb.

“Për diskursin e VV-së, si program politik e kemi barazinë e qytetarëve, duke mos u diskriminuar askush pavarësisht përkatësisë etnike”, tha Ymeri në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

“Një politikë e tyre është ajo se serbët në Kosovë nuk mund të jetojnë të qetë dhe për këtë ata mendojnë që të kenë qasje këtu. Por për ta shmangur këtë atëherë duhet të krijohet një hapësirë autonome, pra Serbia po mendon që kudo që ka serbë të ketë Serbi, e kjo është politikë fashiste”, tha ai.

Sipas kryetarit të VV-së, kjo logjikë politike që na e ka sjell ‘Zajednicën’ që ka ardhur si rezultat i dialogut në Bruksel në thirrje të normalizimit po e dëmton edhe më shumë vendin.

“Në momentin që duam shtet atëherë do të duhet të diskutojmë se di të bëhet shteti. Kemi tetë vite pavarësi e ne për çdo herë e më shumë po i afrohemi Bosnjës”, deklaroi ai.

“Zajednica rrezikon që vendi të shkojë në bosnjëzim. Nuk nisem me numrin e banorëve por me mekanizmin, ne Bosnjë 23% e kanë bërë, këtu do ta bëjnë këta sa janë katër %”.

Visa Ymeri u shpreh se Republika do të ekzistojë me një barazi të të gjithë qytetarëve, si për nga përkatësia fetare, seksuale, shpërndarja e të mirave të bëhet në mënyrë të drejt.

“Pakicat duhet të trajtohen në bazë të standardeve evropiane, atë duhet ta marrim si model dhe ta aplikojmë në Republikën e Kosovës”.

“Integrimi i pakicave është i domosdoshëm. Plani i Ahtisarit nis diskriminimi, sepse të drejtat që iu dhënë serbëve janë më të mëdha se të shumicës, jo vetëm të pakicave tjera. Kështu është bërë diskriminimi edhe ndaj pakicave tjera”, tha Ymeri në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova./lajmi.net