Ymeri: Pas 22 tetorit si Prishtina do të kemi shumë

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thëne që Vetëvendosje me Shpend  Ahmetin e ka kthyer në binarë komunën e Prishtinës.

Lajme

21/09/2017 14:10

Ai e ka cilësuar këtë komunë si shembull të qeverisjes së mirë e zhvillimit dhe tha se pas 22 tetorit do të këtë edhe më shumë komuna të tilla.

“Përmes Shpendit është dëshmuar se kur ke vullnet dhe plan mund të bëhet punë. Ai e çliroi Prishtinën nga uzurpimi, ja ktheu funksionimin ndërmarrjeve publike, transformoi sistemin shëndetësor e largoi luksin e komunës. Pas 22 tetorit komuna të tilla do të kemi shumë. Do të jetë një kryeqendër, e do të kemi shumë Prishtina”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu tha se 12 zotimet që Ahmeti kishte dhënë në 2013 janë përmbushur dhe se me shumë përkushtim, me planprogram të mirë e me Vetëvendosjen , Prishtina do te vazhdoj ndryshimin e zhvillimin.

“12 zotimet e dhëna në nëntor te 2013-ës janë përmbushur. Sot tërë Prishtina ka ujë 24 orë, arsimin e kthyem në shërbim të zhvillimit, kemi rritë trendin e zhvillimit të prodhimeve vendore dhe kemi dyfishuar numrin e çerdheve. Premtuam që do të ketë barazi dhe kemi  realizuar duke lehtësuar qasjen nëpër institucione, integrim për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarje të drejtë të banesave sociale e  transport publik falas për pensionistet.”

Tutje Sejdiu ka thënë qe Prishtina është shembull për transparence dhe se si duhet të menaxhohet shëndetësia, përderisa përmendi edhe realizimin e afërsisht 40 diskutimeve publike në vit, ndalimin e ndërtimeve pa leje e rregullimin e trafiku urban.