Ymeri: Nuk do të lejojmë kurorëzimin e Hashim Thaçit president

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të bëhet President pa ia plotësuar kërkesat listës Serbe.

Lajme

25/02/2016 14:27

Ymeri ka thënë se Thaçi është i gatshëm t’ia plotësoj të gjitha kërkesat kësaj liste për shkak të dashurisë që ka për pushtetin, transmeton lajmi.net

Por, Ymeri në një postim në facebook, ka shkruar se ata do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Thaçit president.

“Hashim Thaçi nuk mund të bëhet president pa plotësuar kërkesat e Listës Srpska, këtij subjekti që është krijuar në Beograd dhe nuk përfaqëson serbët e Kosovës, por vetëm Beogradin e Vuçiqit. Lista Srpska ia ka nisur ta kërcënojë Hashim Thaçin, që të nxjerrë maksimumin prej tij. Aq shumë e do pushtetin Thaçi, sa që është gati të premtojë e t’i japë gjithçka Serbisë për t’u bërë president i Kosovës. Por ne nuk do ta lejojmë kurorëzimin e presidentit të Listës Srpska, Hashim Thaçi”.

“Demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe i zhvillimit, këto janë alternativat më të mira që i duhen qytetarëve të Kosovës, përfshi këtu edhe minoritetin serb. Askujt nuk i duhet Lista Srpska e Beogradit dhe shërbyesi i tyre, Hashim Thaçi, këta faktorë të përçarjes dhe të disintegrimit komunitar, shoqëror, ekonomik e shtetëror”. /lajmi.net