Ymeri: Ky është një pushtet policor

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë një konference për media ka deklaruar se me veprimet që ka bërë dje ndaj Vetëvendosjes, pushteti ka treguar se nuk është demokratik dhe shtet policor por është pushtet policor.

Lajme

29/11/2015 15:30

 

Ymeri shtoi se ata nuk i kanë parë ende se çka ka ekspozuar Policia dhe krejt çka mund të thotë është se në selinë e Vetëvendosjes ka pasur gaz lotsjellës të cilat i kanë marr nga hedhja e Policisë së Kosovës, si dëshmi që janë gjuajtur nga Policia.

Ai shtoi se Policia ka hyrë pa urdhër për bastisje dhe ka arrestuar 87 aktivistë të VV-s, prej të cilëve 12 janë duke u vazhduar ende të mbahen. Ymeri tha se shumica e tyre kanë qenë të lënduar kur i kanë arrestuar.

Ymeri po ashtu njoftoi se më vonë do të dërgojnë një komunikatë të përbashkët të tri partive opozitare, në të cilën do të njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm të opozitës./kp