Ymeri ka një pyetje për Thaçin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi.

Lajme

17/02/2016 18:18

Thaçi në konferencën për media, të mbajtur së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka thumbuar opozitën duke thënë se nuk kanë dalë as 10 për qind të votuesve në protestë, shkruan lajmi.net.

E Visar Ymeri i është përgjigjur kështu Thaçit duke i bërë një pyetje:

“Hashim Thaçi, zëvendësi i Isa Mustafës, qenka bërë i gjallë pas protestës sonë. Unë vetëm një pyetje e kam për të: pse nuk zbrite nga tavani i minjve në shesh te qytetarët? Aty e kishe marrë përgjigjen popullore”, ka shkruar Ymeri në Facebook./lajmi.net