Ymeri i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste

Vetëvendosje për herë të pestë po merr pjesë në mbledhjen ed Këshillit të Internacionales Socialiste.

Lajme

12/07/2017 18:59

Kjo parti në këtë mbledhje përfaqësohet nga kryetari i saj, Visar Ymeri, njofton kumtesa partiake.

Mbledhja po i zhvillon punimet në selinë e OKB-së në New York.
Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme.

Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe kryetar i Internacionales Socialiste.