Ymeri i kundërpërgjigjet Thaçit

Por kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se “Hashim Thaçi, zëvendësi i Isa Mustafës, qenka bërë i gjallë pas protestës sonë”.

Lajme

17/02/2016 19:08

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i është kundërpërgjigjur nga distanca, Zv.kryeministrit Hashim Thaçi.

Ky i fundit në konferencën e  përbashkët me Kryeministrin Isa Mustafa, tha se ‘opozita  iku me bisht nën shalë’.

Por kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se “Hashim Thaçi, zëvendësi i Isa Mustafës, qenka bërë i gjallë pas protestës sonë”.

“Unë vetëm një pyetje e kam për të: pse nuk zbrite nga tavani i minjve në shesh te qytetarët? Aty e kishe marrë përgjigjen popullore”, ka shkruar Ymeri./lajmi.net