Ymeri: Fitër Bajrami tregon sa i rëndësishëm është solidariteti

Përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike po vizitojnë Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Fitër Bajramit.

Lajme

25/06/2017 09:39

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Në urimin e tij për Bajram, Ymeri tha se kjo është një festë që tregon se çfarë rëndësie ka komuniteti dhe solidariteti brenda një shoqërie.

Urime ka drejtuar edhe kryetari Ahmeti.