Ymeri: Dy kryeministrat Mustafa e Thaçi, po i frikësohen humbjes së pushtetit (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri , ka komentuar përsëri deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi lidhur me protestën e parlajmëruar nga opozita, e caktuar të mbahet më 18 prill.

Lajme

16/04/2015 11:54

Ymeri në seancën e Kuvendit të Kosovës, në pikën deklarime jashtë rendit të ditës, ka thënë se Mustafa e Thaçi, apo dy kryeministrat, siç i ka quajtur ai, po frikësohen nga humbja e pushtetit.

Ymeri po ashtu ka akuzuar kryeministri Mustafa, se është bërë pjesë e kapjes së shtetit, pasi ka penguar hetimin nga Kuvendi për SHIK-un.

Ai po ashtu i ka përmendur edhe 70 dosjet e dërguara në prokurori,për kohën kur Mustafa ishte në krye të Prishtinës.

YouTube player