Ymeri: Do vazhdojmë me bllokimin

Visar Ymeri thotë se Qeveria e Kosovës sot e shpërfaqi fytyrën e vërtetë, blindoi Kuvendin me policë e i ka vërsulur policët edhe kundër qytetarëve jashtë në qendër.

Lajme

24/10/2015 00:12

“Kjo e rimendizionon situatën në Kosovë. Një Qeveri e shfrenuar në dhunë”, tha ai.

Sot ka pasur më shumë policë në sallë sesa deputetë, sipas Ymerit.

“Ky është imponim i vullnetit të Qeverisë në Kuvend, dhe kur kemi situata të tilla ajo quhet gjithçka përveç demokratik”, tha ai.

Ishte më i shkurtë se kurdoherë në fjalimin e tij./ lajmi.net