Ymeri diskutoi për situatën politike në Kosovë dhe Evropë me deputetët belg

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka zhvilluar një takim me deputetët e Parlamentit Frankofon belg me të cilët ka biseduar për situatën politike në Kosovës dhe Evropë.

Lajme

26/04/2017 11:17

Ymeri ka njoftuar se me deputetët bel janë dakorduar për bashkëpunim ndërpartiak si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë.

“Kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik. Sot i takuam një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët biseduam për situatën politike në Kosovë dhe Evropë”.

“Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë”, thuhet në njoftim.

Delegacioni  përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet ne Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunës Sambreville,

Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunes Huy,

Francois Bontemps, Ambasador i Belgjikes për Kosove, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni,

Jean-Louis Servais, i ngarkuar me pune ne zyrën e Belgjikës në Kosovë./ Lajmi.net/