Ymeri: Atë që e kemi nisur më 11 qershor do ta përfundojmë më 22 tetor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vendosur VV-në partinë e parë në vend por që i mbete të punojnë edhe më shumë.

Lajme

20/08/2017 11:35

Ai më mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë që atë që me 11 qershor VV ka qenë shumë vende përpara subjekteve tjera e kjo do të vërtetohet edhe më 22 tetor, njofton Klan Kosova.

“Kjo vjen falë punës së palodhshme të gjithë që kanë bërë së bashku, me 11 qershor u dëshmua se në secilën herë po rritemi, dhe kjo u vërtetua”.

“Kjo mbledhje është e veçantë sepse është në prag të zgjedhjeve , dhe ne me 11 qershor kemi qenë në shumë vende përpara subjekteve tjera e kjo do të vërtetohet edhe më 22 tetor”.

Ymeri gjithashtu ka thënë se  kërkesës së popullit për ndryshim po i përgjigjet negativisht koalicioni PAN, i cili pavarësish vullnetit të popullit po vazhdon të bllokojë institucionet e Kosovës.

“Ne kemi punë për Kosovën sepse PAN-i po vazhdon me avazin e vjetër po vazhdon me kapjen e shtetit , shumica kanë votuar që të mos vazhdojë kjo qeverisje , me zhvatjen e shtetit dhe me korrupsion e me keqpërdorime”.

“Por ata lëvizjen Vetëvendosje nuk mund ta ndalin sepse vullneti i popullit nuk ndalet”, ka thënë Ymeri. /KlanKosova/